Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj në një debat televiziv e ka bërë një pyetje publike për deputetin e VV-së, Glauk Konjufca, nëse ai ka qenë te Burdushi.
“E kam një pyetje publike për Glaukun. A ka qenë te Burdushi?. Nëse po sa herë ka qenë dhe pse?” ka pyetur Molliqaj.
Sipas tij, është skandaloze nëse figurat politike çajnë hallet te Burdushi.
“Për mua është skandaloze, që figura publike që marrin vendime për qytetarët dhe vendin çajnë hallet te Burdushi”, ka thënë tutje Molliqaj.
Për këtë deklaratë ka reaguar vet Basri Peqani, i njohur si Burdushi në rrjetin e tij social “Facebook”.
Burdushi ka deklaruar ‘se edhe Molliqaj ka hajmali në shtëpi”.
“Çudi si ka drejt ky Molliqaj me folë në emër tim. Po çka po të intereson ty se kush vjen te unë ..është etike për askënd nuk tregohet se kush vjen te unë. Edhe mos harro se edhe ti Dardan Molliqaj i ke hajmalit në shpi e ti se din”, ka shkruar Burdushi në postimin e tij./Indeksonline/
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...