Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajturi tubim në Batllavë.
Kandidati për kryetar nga ky subjekt, Shpejtim Bulliqi, foli për gjendjen e rëndë në arsim, shëndetësi e bujqësi si dhe për masat që do të marrë gjatë qeverisjes së tij për të përmirësuar jetën e qytetarit në komunën tonë.
Të pranishëm në këtë tubim ishin edhe deputetët Saranda Bogujevci, Fitim Haziri, Mefail Bajainovci dhe Eman Rrahmani.
“Batllava me zemër për ndryshim, Batllava na priti ngrohtësisht në tubim”, thuhet në komunikatën e VV-së.
Për ditën e sotme, VV ka paralajmëruar tubime gjatë pasdites në Letanc në ora 17:30 që do të mbahet në shkollën “Hyzriu e Samiu”, pastaj në ora 19:00 në shkollën “Hasan Ramadani” në Shajkoc si dhe në ora 20:00 në Bellopojë në shkollën “Shefki Kuleta”.

Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...