Kryesia e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë, në takimin e sotëm me pjesëmarrje dhe të kreut të VV-së, Albin Kurti, ka konfirmuar mbështetjen dhe njëherazi kanë vendosur për nominimin e kryetarit Shpejtim Bulliqi për mandatin e rradhës, për të vazhduar mirëqeverisjen për qytetarët e komunës së Besianës.
Kryetari i VV-së, Albin Kurti tha se kryetari Shpejtim Bulliqi e ka besimin e qytetarëve të Podujevës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Me këtë mbështetje të merituar, kryetari Bulliqi do ta drejtojë komunën edhe për një mandat tjetër për ta vazhduar rrugën e mirëqeverisjes, zhvillimit dhe shërbimit të drejtë ndaj qytetarëve. Urime profesor Bulliqi për nominimin”, ka shkruar Kurti në ‘Facebook’.
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...