Komisioni Europian njoftoi sot se do t’i rikthehej në mesin e muajit mars çështjes së nëntë shteteve të konsideruara si nxënës të këqinj të BE në fushën e ndotjes së ajrit, ndërsa kjo e fundit kërcënon se do ti çojë para drejtësisë europiane.
Ekzekutivi europian, i ngarkuar për të siguruar që shtetet anëtare të respektojnë standartet e BE mbi emetimet e gazrave ndotës, i ka dhënë mundësinë e fundit Gjermanisë, Spanjës, Francës, Hungarisë, Italisë, Republikës Çeke, Rumanisë, Britanisë së Madhe dhe Sllovakisë të cilët kishin afat deri të premten për të dorëzuar informacione shtesë.
Këto nëntë shtete rregullisht i tejkalojnë limitet e emetimeve që synojnë për të mbrojtur shëndetin e europianëve nga grimcat e pluhurit ose dioksidit të azotit apo të dyja, përcjell Atsh.
“Të gjithë shtetet anëtare të sipërpërmendura kanë dhënë informacione shtesë, që pritet të vlerësohen nga ana jonë. Ne do t’i rikthehemi kësaj çështjeje në mes të muajit marsit’’, sqaroi një zëdhënëse e Komisionit.
Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura të Komisionit, këto shtete nuk u janë kthyer normave të lejuara.
Të paktën 37 të vdekur nga përmbytjet e rrufeshme në Safi të...
Gjithçka është gati për ceremoninë e nesërme të çmimeve të F...
A do të numërohen fletëvotimet edhe natën e Vitit të Ri, fla...
Joseph: Drama në Ballkan përmbyllet me anëtarësimin e Kosovë...
Nis protesta e PD-së para Kryeministrisë
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...