
Maja Kocijançiq
Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijançiq, i ka demantuar raportimet e mediave serbe, se një raund i ri i dialogut teknik do të mbahet gjatë ditës së sotme dhe të nesërme mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Nuk kemi paralajmëruar apo caktuar një takim për sot. Konsultimet me të dy palët për dialogun teknik dhe delegacionet janë duke vazhduar”, u shpreh Kocijançiq.
Para disa ditësh edhe shefi i ekipit negoaciator të Kosovës në Bruksel, Avni Arifi, kishte deklaruar se ka pranuar një ftesë nga BE-ja që të marrë pjesë në takim më 7 dhe 8 qershor në Bruksel, por kjo është anuluar nga Prishtina sepse sipas tij Serbia po kërkon të flasë vetëm për formimin e Asociacionit dhe asgjë më shumë.
Sidoqoftë, Kocijançiq duke përmendur se BE-ja është duke bërë një punë të vazhdueshme për arritjen e një marrëveshje mes dy palëve, tha se ende nuk është caktuar se kur do të mbahet raundi i ri i bisedimeve në nivel të lartë politik.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin