Serbia nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës, por e vlerëson si tejet të rëndësishëm dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë këtij procesi.
Këtë qëndrim e ka dhënë në Durrës, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, transmeton albinfo.ch.
“Nga pikëpamja e çështjeve të brendshme të Serbisë, Presidenti Vuçiq mori një vendim shumë të rëndësishëm dhe me shumë përgjegjësi për të ftuar të gjithë në këtë debat të brendshëm mbi të ardhmen e dialogut mbi Kosovën. Që të jem tërësisht e sinqertë me ju, nuk e shikoj Serbinë që të njohë Kosovën, por është shumë e rëndësishme për ne, që të kuptojmë se çfarë ne duam nga dialogu me Kosovën dhe është gjithnjë mirë që të flitet”, u shpreh kryeministrja serbe.
Duke u ndalur tek bashkëpunimi rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ajo nënvizoi rëndësinë e takimeve të këtyre niveleve, të cilat parashtrojnë problemet e të gjithë rajonit përpara BE-së dhe vendet merren vesh për projekte madhore për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...