Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Holland ka pritur Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së.
Holland në fjalën e tij tha se Mbretëria e Bashkuar i bën thirrje Serbisë që t’i nxjerrë para drejtësisë të gjithë personat që janë përgjegjës për sulmet e majit të vitit 2023 ndaj trupave të KFOR-it dhe ata të agresionit në Banjskë.
“Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje që Serbia të bashkëpunojë plotësisht me përpjekjet për të nxjerrë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për sulmet e vitit 2023 ndaj trupave të KFOR-it dhe në Banjskë, dhe të përmbushë zotimin e saj për të bashkëpunuar në hetimin e sulmit në Kanalin e Ibër-Lepencit”, thuhet në deklaratë.
Tutje, Mbretëria e Bashkuar tha se është e shqetësuar për natyrën e pakoordinuar të mbylljeve të institucioneve dhe objekteve serbe në veri të Kosovës, të cilat sipas tyre, ofrojnë shërbime jetike për qytetarët serbë të Kosovës dhe komunitetet e tjera jo-shumicë.
“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të përmbushin detyrimet e tyre përkatëse, përfshirë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, u tha tutje në deklaratë.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...