Një stuhi e fuqishme me breshër dhe shi të madh ka goditur sot pasdite qytetin e Podujevës, duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë.
Sipas raportimeve nga qytetarët, breshëri ka qenë i pazakontë për nga intensiteti dhe madhësia, duke krijuar një shtresë të bardhë mbi rrugët dhe fushat.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se në disa pjesë të qytetit, rrugët janë përmbytur, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke shkaktuar shqetësim te banorët.
Autoritetet lokale ende nuk kanë dalë me një deklaratë për dëmet e mundshme në bujqësi dhe infrastrukturë, ndërsa qytetarët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar.
Ky mot i pazakontë vjen pas disa ditësh me temperatura të ndryshueshme.

Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...