Brenda IKSHP-së, laboranti Ahmeti paraqet formën e testimit deri tek nxjerrja e rezultateve

11:15 | 4 Prill 2021 | Ardita Zeka

Sfidat, vështirësitë, lodhjet i bënë ballë për një vit pa pushim, heronjtë e laboratorit Mikrobiologjik, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Laboranti Florim Ahmeti, ka treguar për arbresh.info gjithë procedurën se si bëhet testimi i një mostre për COVID-19.

“Fillimisht vendoset një numër rendor, që të dihet cila mostër kujt i përket. Pas këtij hapi, mostrat dërgohen në dhomën tjetër për ekstrahim. Pastaj bëhet përzierja e mostrës dhe vendoset në pllakat e duhura të cilat janë dhe pastaj duhet të vendosen në makinën e PCR. Pastaj këto lakore që na shfaqen në ekran flasin për prezencë të virusit ose të mos virusit”.

Që nga fillimi i pandemisë në IKSHPK për afërisht janë testuar afër 300 mijë mostra tregon Ahmeti, dhe teste PCR aktualisht janë në dispozicion rreth 30 mijë.

“Këshilla ime është për të gjithë që ta shfrytëzojnë rastin dhe të vaksinohen patjetër”.

Ai tregoj edhe për vështirësitë që i patën në fillim të pandemisë kur në staf ishin shumë më pak.

Mes emocioneve rrëfen punën me orar të zgjatur dhe pamundësinë për ta takuar familjen.

“Nuk ka qenë e lehtë, sepse zgjohesha në orën 06:00 të mëngjesit. Fëmijët i lesha në gjumë dhe kthehesha shumë vonë në shtëpi, ka qenë një sakrificë”.

Ndryshe, deri më tani numri total i rasteve pozitive është 90.430 raste, me gjithsej 1.872 raste të vdekjes Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 74.754 raste. Kurse numri i rasteve aktive është 13.804.

Video ju sjellë procesin e plotë të testimit dhe nxjerrjes së rezultatit, dhe rrëfimin e plotë të Ahmetit./A.Zeka/arbresh.info/

 

 

Lajmet më të lexuara