Neni 41 “paraburgimi”, i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në pikën 3 parasheh arrestimet pa urdhër të Dhomave të Specializuara, shkruan arbresh.info.
“3. Kushdo që privohet nga liria pa urdhër nga Dhomat e specializuara duhet që brenda dyzet e tetë (48) orëve të sillet personalisht para ndonjë gjyqtari të Dhomave të specializuara, i cili vendosë lidhur me paraburgimin ose lirimin e tij jo më vonë se dyzet e tetë (48) orë nga momenti kur i ndaluari sillet para gjykatës”, thuhet në ligj.
Në nenin 10 të këtij ligji thuhet se “në kohën kur aktgjykimi të merr formën e prerë ose deri në lirimin nga paraburgimi, me kalimin e dy (2) muajve pas aktvendimit të fundit për paraburgim, gjyqtari i procedurës paraprake ose trupi gjykues i informuar për rastin shqyrton nëse ekzistojnë ende arsyet për paraburgim dhe nxjerrin aktvendim për lirimin apo ndërprerjen e paraburgimit.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka arrestuar Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn, drejtues të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas avokatit të tyre, Tomë Gashi, ata janë arrestuar në lidhje me disa dokumente që i janë dorëzuar në formë anonime kësaj organizate, e që pretendohet se kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale./arbresh.info/
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...