Goditja e fuqishme e tërmetit pak minuta më parë ka bllokuar edhe kërkimin e në banesat e rrënuara, brenda të cilave gjenden ende njerëz të bllokuar.
Gazetarët e Abc News konfirmojnë se pas lëkundjeve ekipet e shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet. Momentalisht ata janë duke u konsultuar se si do të veprojnë në vijim.
Tërmeti ka bërë që për momentin grupet e shpëtimit të ndërpresin punën pasi i tremben shembjes së ndërtesave të dëmtuara nga lëkundja e djeshme.
Lëkundja ishte me forcë 5.6 e shkallës Richter me epiqendër zonën e Kepit të Rodonit.
Pas kësaj goditjeje janë shënuar edhe dy tërmete të tjera, njëri i forcës 3.1 dhe tjetri 3 i shkallës Richter.
Tërmeti ra në një thellësi prej rreth 10 kilometrash duke shkaktuar panik tek banorët në Durrës, Tiranë, Lezhë dhe rrethina.
Shqipëria është duke përjetuar një stuhi tërmetesh. Më i forti ishte me forcë 6.4 i shkallës Richter që ka shkaktuar 27 viktima dhe qindra të lënduar deri më tani.

Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...