Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu, tha sot se procesi i votimit në veri të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare shkon rregullisht, duke shprehur shpresën se në tërë Kosovën deri në fund të ditës së zgjedhjeve, situata do të mbetet e qetë dhe pa probleme.
Ai sot ka vizituar qendrën e votimit në shkollën “Shën Sava” në Mitrovicë që sipas informatave që ka deri më tani, procesi i votimit ka kaluar pa ndonjë problem
Shefi i OSBE-së shtoi se roli i OSBE-së në këtë proces është për të dhënë këshilla teknike për personat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dhe se ky mision në katër komunat në veri të Kosovës ka mbi 200 njerëz të cilët u vendosën në të gjitha qendrat e votimit.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...