Google ADS

Borxhliu më i madh i KPM-së, është RTK-ja

12:08 | 12 Shkurt 2016
Arbresh.info

Radio Televizioni i Kosovës është borxhliu më i madh i Komisionit të Pavarur të Medieve, njofton Klan Kosova.

Operatori publik nuk e ka paguar taksën mbi licencën për vitin 2015 dhe kështu i është grumbulluar një borxh prej 15 mijë e 120 eurosh.

Të tjerë borxhlinj që prinë në listë pas RTK-së janë programet e tjerë të këtij operatori, siç është RTK 2.

Por, gjithsejtë janë 40 operatorë që nuk e kanë kryer obligimin mbi këtë taksë.

Kryetari i KPM-së, Adnan Merovci, ka thënë se nëse operatorët nuk e paguajnë borxhin e grumbulluar deri me datën një mars, atëherë do të bëhet revokimi i licencave për këta operatorë.

Përveç kësaj, Merovci është ankuar se nuk kanë pasur përkrahje nga Qeveria e Kosovës për digjitalizimin e medieve në Kosovë.

Ai ka thënë se Qeveria nuk ka ndarë asnjë cent për këtë projekt, megjithatë Merovci pohoi se shpreson shumë që brenda këtij viti do të bëhet digjitalizimi i mediave në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm