Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë theksuar gjithmonë prezencën e tyre pëmes kampit ushtarak “Bondsteel” i cili gjendet në qytetin e Ferizajt.
Mediumi bullgar, “Novini” i ka kushtuar një artikull këtij kampi ushtarak, i cili cilësohet si baza e dytë ushtarake më e madhe në Evropë, shkruan lajmi.net.
“Bondsteel” shtrihet në një perimetër prej 405 hektarësh. Kampi është përshtatur për personel prej 7 mijë personash teksa brenda tij është edhe një burg i CIA-s, citon kjo gazetë.
Për shkak të pozitës së tij gjeografike, kampi është një bazë shumë e volitshme për aktivitete spiunazhi për Mediteranin Lindor si dhe arenën e Detit të Zi. Po ashtu, nga aty monitorohen edhe rrugët e gazit dhe naftës për në Lindjën e Mesme, Azinë dhe Rusinë lindore dhe BE-në, shkruan kjo gazetë.
Sipas këtij medium, nga kjo bazë amerikanë e kanë rritur influencën e tyre në Ballkan.
Aty Kosova cilësohet si shumë e rëndësishme për SHBA-të, duke qenë se ‘Bondsteel’ është baza e dytë më e madhe amerikane në Evropë.
Mediumi në fund përmend edhe faktin që Kosova aspiron që në të ardhmen të anëtarësohen në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Madje pjesa e fundit është më e çuditshmja, ku medium thekson se Kosova si vend i vogël dhe i pavarur është më lehtë e manipulueshme nga SHBA-të
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...