Ish-këshilltari i Trump për sigurinë në mandatin e parë, John Bolton, ka deklaruar se administrata Trump gjatë mandatit të parë kishte një interes të veçantë për të zgjidhur mosmarrëveshjet në Ballkan.
Ai nënvizoi rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Evropë, duke theksuar se konflikti në Ukrainë e bën këtë çështje edhe më të rëndësishme.
Sipas tij, përparimi në dialogun Kosovë-Serbi është thelbësor, por ai paralajmëroi se çdo zgjidhje duhet të jetë rezultat i marrëveshjes reciproke mes palëve.
Bolton për A2CNN komentoi mbi idenë e dikurshme të shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, duke e quajtur atë një opsion që mund të funksionojë vetëm me pëlqimin e të dyja palëve.
Ai sugjeroi se Trump mund ta rikthejë këtë propozim në tryezë, duke qenë se çështja është ende e pazgjidhur dhe mund të shihet si një mundësi për të fituar merita ndërkombëtare.
Ndër tjerash, Ballkani Perëndimor ka pak gjasa të jetë një prioritet i lartë për administratën Trump, por siguria dhe stabiliteti në rajon mbeten të rëndësishme në kontekstin e gjeopolitikës globale.
Ai shprehu shpresën për përparim në dialogun Kosovë-Serbi dhe paralajmëroi kundër çdo qasjeje imponuese që mund të dëmtojë procesin e paqes.
Intervista e plotë kliko KËTU.
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...