John Bolton, ish-këshilltari i Sigurisë i presidentit amerikan Donald Trump, ka thënë se nuk do të ketë një zgjidhje në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë nëse nuk duan palët.
Në A2 CNN ai tha zgjidhja e mosmarrëveshjeve nuk mund të detyrohet nga jashtë nëse nuk e duan palët, ndërsa solli në vëmendje rastin e Maqedonisë së Veriut.
“Nuk do të ketë zgjidhje derisa palët të arrijnë në një pikë që të kuptojnë që nuk është në interesin e tyre për të vijuar konfliktin, dhe nuk mendoj se këtë mund ta detyrosh nga jasht. Ne kishim këshilltarin e sigurisë dhe për të pasur mundësinë e një marrëveshje por gjithçka është në tavolinë tashmë dhe nuk ka për të qenë e lehtë”.
“Por e dimë që edhe konfliktet që duken të papajtueshme edhe në çështje që janë të vështira edhe për dikë nga jashtë që ta kuptojë për shembull në rastin e Maqedonisë, duke këmbëngulur gjetëm zgjidhje dhe nuk shoh pse kjo nuk mund të funksionojë për Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë Bolton në një intervistë për A2CNN.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj