Një 27-vjeçar shqiptar është gjetur i masakruar në një pyll në Dölauer Heide të Gjermanisë. Zbulimi i tij u bë rastësisht të dielën nga një kalimtar.
“Bild” shkruan se viktima është Ismail P. I cili merrej me boks në ndeshje joprofesioniste. Ai njihej me nofkën “The King” (Mbreti).
Prokurori i çështjes u shpreh se kufoma ka plagë me thikë dhe me armë, të cilat i shkaktuan dhe vdekjen.

Pas publikimit të rastit ka qenë një taksist që ka dhënë detaje për hetuesit. Ai ka rrëfyer se 4 ditë përpara se të gjendej trupi i të riut shqiptar e ka shoqëruar atë deri në afërsi të vendit të ngjarjes. Shqiptari i kishte thënë taksistit se do të takonte një mik dhe do të kthehej ndaj duhet ta priste.
Hetuesit thonë se autorët ia kishin dalë që ta tërhiqnin “Mbretin” jashtë qytetit. Taksisti tha se i viktima la një çantë me disa dokumente në makinë që t’i merrte kur të kthehej, por u gjet 4 ditë më vonë i mbuluar me dhé dhe gjethe në pyll në afërsi të një kanali të ujërave të zeza.
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...
Mbi 30 shtete do të takohen në Mbretërinë e Bashkuar për të ...