Qindra kosovarë janë bllokuar në Aeroportin e Antalias që nga orët e mëngjesit, shkruan portali arbresh.info.
Një lexues i portalit ka dërguar në adresën e redaksisë fotografi dhe video ku tregon se si janë maltretuar me orë të tëra.
Personi në fjalë që dëshiron të mbetet anonim ka thënë se kompania me të cilën ishte paraparë të udhëtonte kishte ndryshuar tri herë orarin e nisjes pa iu dhënë asnjë shpjegim.
Ai ka thënë se kishte shkuar në aeroportin në orën 05:00 të mëngjesit dhe ishin nisur vetëm në orën 15:00.
Ndërkaq, një pasagjer tjetër tha se janë duke pritur qe 10 orë dhe se mes tyre ka pleq, fëmijë dhe gra shtatzëna./Arbresh.info

Olmo refuzoi një ofertë joshëse nga Arabia merkaton e dimrit
Të gjithë mendojnë se macet e zeza sjellin fat të keq – këto...
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbe...
Kurti viziton profesorin 97-vjeçar për Pashkë, vlerëson kont...
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll