Edhe këtë të shtunë, qarkullimi në disa segmente rrugore do të jetë i bllokuar përkohësisht për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, në kuadër të Kampionatit Kombëtar të Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, sot nga ora 09:00 deri në 16:00 do të ketë mbyllje të përkohshme të autostradës “Arbën Xhaferi” në segmentin hyrje/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje, si dhe në rrugën nacionale N9 deri në Gjergjicë. Po ashtu, do të bllokohet edhe një pjesë e autostradës “Ibrahim Rugova”, konkretisht në segmentin Malishevë – Duhël dhe në të dy drejtimet.
Këto mbyllje janë bërë edhe gjatë së premtes, me qëllim garantimin e sigurisë së garuesve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës
Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në...
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...