Qeveria e vitit 2004, e kryesuar nga Agim Çeku, kishte ndërtuar disa shtëpi për kthimin e serbeve në Kosovë.
Duke mos dashur të kthehen, ata kanë vendosur që këto shtëpi t’ua shesin shqiptarëve.
Në Maxhunaj të Vushtrrisë ishin ndërtuar 37 shtëpi.
Në këto shtëpi nuk është kthyer të jetojë asnjë serb, përkundër faktit se ata janë pronar legjitimë të tyre.
Shtëpi të tilla gjenden edhe ne Ferizaj, por çmimi i shitjes se këtyre shtëpive ndryshon nga ai i atyre në Vushtrri.
Përderisa për një ari toke në Vushtrri paguajnë 500-600 euro, në Ferizaj blerja e një ari toke kap vlerën 2500 euro.
Shefki Bekteshi nga fshati Maxhunaj i Vushtrrisë bleu shtëpinë nga serbi i cili ishte shkaktari i vdekjes së babit të tij.
Bekteshi, pasi që dha paratë për këtë shtëpi, kuptoi se shitësi kishte qenë personi i cili rrahu për vdekje babain e tij gjatë luftës se fundit në Kosovë.
Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...
Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...
Selimi: Prokurorët e Speciales po paragjykojnë dhe nuk po gj...