Nga 1 korriku kosovarët nuk do të paguajnë sigurimin kufitar në vlerë 15 euro me Malin e Zi, kështu tha në një intervistë për Ekonomia Online drejtori i Byrosë së Sigurimeve Sami Mazreku.
Ai më tej ka bërë të ditur se për shkak të problemeve teknike është shty zbatimi i saj për një muaj.
Marrëveshja do të nënshkruhet me 25 qershor në ora 14:00.
“Përpara është diskutuar shumë dhe është diçka që nuk ka ndodhë në muajin e tretë të mandatit si drejtor kemi arritur me i finalizonte gjitha komentet dhe me datë 25 qershor në ora 14:00 nënshkruhet kjo marrëveshje dhe kjo do të hyjë në fuqi nga data 1 korrik, mirëpo që aspekti teknik na ka vonuar pak”.
“Qytetarët e Kosovës që shkojnë në Mal të Zi nuk kanë nevojë me paguajnë sigurimin kufitar dhe sigurimi që marrin për Serbi dhe Maqedoninë të vlejë edhe për Malin e Zi”.
Ndërsa për vendimin e djeshëm të Qeverisë për mbulimin e sigurimit kufitar Mazreku tha se për byron kjo nuk do të paraqet problem, derisa tha se është proces i ndryshëm teknik, raporton EO.
“Është një vendim që i parapri një marrëveshjes e cila do të nënshkruhet nesër me Ministrin e Financave, Bankës Qendrore neve si Byro dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme”.
“Për byronë është njëjtë vetëm se është një proces me ndryshe. Nuk e shohim problem”.
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...