Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca komentoi fjalimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvend, e cila hodhi kritika mbi punën e Qeverisë.
Ndër tjera ajo tha se Qeveria po luan bixhoz me aleatët për interesa politike.
E për këtë Konjufca për rtv21 u shpreh se presidentja nuk e ka gjetur fjalën e duhur për ta bërë një kritikë. Madje ai sugjeroi se e para e vendit ka mënyra tjera sesi ta bëjë një gjë të tillë.
“Unë nuk mendoj që presidentja e ka gjetë fjalën më të duhur për ta bërë një kritikë për qeverinë. Mendoj që ka edhe mënyra tjera si shprehet kjo. Mospajtimet gjithmonë i kemi pasë edhe ato janë evidente sidomos për temat, dialogu, asociacioni i komunave, vendimi apo jo i asociacionit ne Kushtetuese veprimet e Qeverisë në veriun e Kosovës… mund të ketë dallime, mirëpo mendoj se duhet të ja ruajmë inegritetin institucioneve dhe përgjegjesisë që e përfaqësojmë. Ma merr mendja që ka hapësirë të madhe që kritikat edhe mospajtimet me i shpreh në mënyra tjera dhe jo me përdorë fjalë të cilat janë goditëse për njëra-tjetrën.”, tha Kunjufca për RTV21./21Media
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...