Zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Besnik Bislimi, vijoi agjendën në Kopenhagë përmes takimit me deputetë të Parlamentit të Danimarkës, ku bashkëbisedoi me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Christian Friis Bach, zëvendëskryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, Henrik Moller, nënkryetarin e Parlamentit Lars Christian Brask dhe deputetët Yildiz Akdogan dhe Jon Stephensen.
Zëvendëskryeministri i informoi rreth zhvillimeve të fundit në vend, procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe progresit të vendit në katër vitet e fundit. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës ndaj Kosovës dhe përkrahjen veçanërisht drejt integrimit euro-atlantik.
Në takim, zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej dhe nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...