Qëndrimi i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi në Varshavë, nisi me një takim bilateral me zëvendësministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, gjersa bashkarisht u shënua dhe 17- vjetori i pavarësisë së shtetit tonë.
Bislimi e falënderoi zëvendësministren Megi Fino për urimet e saj të përzemërta në këtë ditë të veçantë, transmeton Arbresh.info.
Më tej, u bisedua për fuqizimin e bashkëpunimit e mbështetjes së ndërsjellë mes dy shteteve tona. U veçua rrugëtimi drejt integrimit evropian, si një proces i rëndësishëm për shtetet tona dhe për rajonin.
Zyra e Kryeministrit njofton se në këtë takim, zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej dhe nga Shefi i Misionit të Kosovës në Poloni, ambasadori Drilon Gashi./Arbresh.info

Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...
MINT-i vendos kufirin e fitimit për tregtarët e derivateve: ...
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...