Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, u takua në Varshavë edhe me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Kroacisë, Andreja Metelko-Zgombić.
Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme e të palëkundur të Kroacisë ndaj Kosovës, Bislimi vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyeshme të dyanshme dhe partneritetin mes dy vendeve tona.
Në këtë takim, sipas komunikatës nga ZKM, u diskutua mes tjerash mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të fundit të 9 shkurtit, mbi rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe situatës në rajon.
Bislimi theksoi hapat e rëndësishme përpara që ka bërë vendi ynë në këto katër vitet e fundit bashkë me rëndësinë e avancimit në proceset e integrimit evropian./Arbresh.info

Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri