Lajm të shkëlqyeshëm e ka konsideruar edhe zëvendëskryeministri dhe njëherësh kryengeociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, votimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kuvendit të Republikës së Kosovës i jep statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s.
Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë të punojë drejtë anëtarësimit të plotë në NATO.
“Parlamenti sot votoi pro dhënies së statusit të Kosovës anëtare të asociuar. Ky është një lajm i shkëlqyer për popullin tonë dhe Republikën tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në organizatë “, ka shkruar Bislimi në platformën sociale X./rtk
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...
MINT-i vendos kufirin e fitimit për tregtarët e derivateve: ...
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...