Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ditën e sotme zëvendës drejtoren për Ballkan dhe Evropë në ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Marguerite Costa de Beauregard.
Sipas njoftimit, përgjatë takimit u bisedua rreth fuqizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës dhe bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës, shkruan Arbresh.info.
“U trajtua dhe rrugëtimi në procesin e integrimit evropian të Kosovës si prioritet i yni, gjersa sot presim dhe dorëzimin e Raportit për Vendin.”, thuhet në njoftim.
Bislimi theksoi gjithashtu dhe nevojën për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat vijojnë të jenë të padrejta e të qëndrojnë në fuqi edhe pas konstatimit të Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në raportin e tij ku rekomandon heqjen e masave./Arbresh.info/
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës
27 vjet nga Beteja e Koshares