Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësuesit e Misionit të FMN-së, të udhëhequr nga Gabriel Di Bella.
Ky takim u realizua përgjatë takimeve të misionit me autoritetet në Kosovë. Gjatë takimit u diskutuan gjetjet e misionit në lidhje me Kosovën, të cilat pritet të publikohen së shpejti. Theksi kyç ishte në krizën e energjisë dhe mënyrat se si sfidat që ajo i sjellë do të mund të tejkalohen por edhe kthehen në mundësi për Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Më tej, u diskutua për maturinë e treguar fiskale nga Qeveria, e cila e veçon Kosovën nga pjesa tjetër e rajonit. Ky është lajm shumë i mirë sepse hapësira fiskale e krijuar si rezultat i politikave të kujdesshme fiskale, e lë Qeverinë të bëjë përzgjedhje në mes të mundësive të ndryshme të investimit.
Zëvendëskryeministri Bislimi ndau me Misionin e FMN-së detaje nga masat e ndryshme që po i ndërmerr Qeveria për të lehtësuar krizën energjetike për qytetarët, një pjesë e të cilave tanimë do të financohet nga pakoja buxhetore e BE-së për Kosovën, në vlerë prej 75 milionë eurosh./arbresh.info/

Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...