Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde dhe të Dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, i shoqëruar nga Ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič.
Në takim, u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe hapat e ardhshëm në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë, ku Bislimi theksoi se është koha për të diskutuar rreth marrëveshjes kornizë, që çon drejt normalizimit të plotë të raporteve dhe marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj ligjshmërisë dhe kushtetuetshmërisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazisë, shërbimit ndaj qytetarëve, paqes dhe sigurisë.
Bashkëpunimi, koordinimi dhe thellimi i marrëdhënieve me shtetet e Gjermanisë dhe të Sllovenisë, janë tejet të rëndësishme për Kosovën, si partner dhe aleat të fuqishëm të vendit tonë./arbresh.info/



Florentino Perez po përballet me një fushatë gjithnjë e më t...
Hamza: Programi ynë ka në fokus fuqizimin real të grave, më ...
Kosova U21 nis përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qersh...
Aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj pesë pjesëta...
Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qyte...
Vendimi i Iranit për të ndërprerë negociatat me SHBA, tregje...