Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic.
Kosova dhe Kroacia gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme, të cilat u riafirmuan dhe në takimin e sotëm. Bashkëpunimi mes dy shteteve tona dhe intensifikimi i marrëdhënieve ishin në fokus të diskutimit të zhvilluar.
Palët biseduan më tej dhe mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren për takimin, bisedën dhe bashkëpunimin e frytshëm e të vazhdueshëm./Arbresh.info


Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...
Asllani me fjalë të mëdha për trajneri Maran
Vdekja e dy të rinjve kosovarë në Shëngjin, Haradinaj: Bashk...
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti në Podujevë premton investime miliardëshe