Kreu i Ekipit Negocaitor të Kosovës, Besnik Bislimi, e ka uruar diplomatin danez, Peter Sorensen, për marrjen e pozitës së emisarit për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Në një postim në “X”, Bislimi ka thënë se i uron atij një mandat të suksesshëm si ndërmjetësues.
Ai ka shkruar se duhet një qasje e balancuar mes palëve në dialog, meqë ky është parakusht për suksesin e procesit të normalizimit.
“Urime Peter Sorensen për emërimin si Përfaqësues i Lartë i ri i BE-së për procesin e dialogut. I urojmë atij një mandat të suksesshëm si lehtësues, me një qasje të balancuar ndaj palëve dhe negociata si parakusht kyç për një proces të suksesshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve”, ka shkruar Bislimi.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit