Dita e parë e vizitës zyrtare të zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi në Poloni, vijoi drejt Kolegjit të Evropës në Natolin, në ngjarjen “Kosova bën hapa drejt integrimit evropian”, ku ai ishte i ftuari dhe folësi kryesor.
Sipas një komunikate për media nga ZKM, Bislimi i njohu studentët me rrugëtimin shtetndërtues të Republikës së Kosovës gjersa sot festojmë dhe 17- vjetorin e pavarësisë së shtetit tonë, duke vazhduar më tej edhe me progresin demokratik dhe rritjen ekonomike të vendit në katër vitet e fundit, përcjell Arbresh.info.
Theksoi uljen e papunësisë, rritjen e qëndrueshme ekonomike, politikat shpërndarëse, fuqizimin e grave dhe incentivimin e të rinjve, rritjen e pagës minimale, liberalizimin e vizave dhe avancimin në rrugëtimin e integrimit evropian ndër të tjera.
“Tema të diskutimit ishin dhe situata në rajon dhe bashkëpunimi rajonal. Zëvendëskryeministri Bislimi u mirëprit paraprakisht edhe nga ish-ministrja për Bashkimin Evropian e Polonisë, zëvendës rektorja Ewa Osniecka-Tamecka, gjersa shënoi edhe mbishkrimin e mëposhtëm në librin e shënimeve të kolegjit: Është kënaqësi dhe nder i veçantë të jem në Kolegjin e Evropës në Natolin, një institucion i dijes që inspiron dhe mbledh mendje të ndritura dhe studentë të shkëlqyeshëm nga shumë shtete dhe kultura. Një mundësi unike për të prezantuar rritjen dhe zhvillimin e Kosovës, në ditën e ditëlindjes sonë të 17-të”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info
Barcelona në panik: Çfarë ndodhi gjatë takimit për kontratën...
Shpallen fajtorë personat që grabitën Kim Kardashian në Pari...
Suedia ul nivelin e rrezikut nga terrorizmi
Gjykata e Posaçme shpall masat e sigurisë për 14 të arrestua...
Rrahmani zyrtarisht kampion i Italisë me Napolin – dy ...
Prishtina luan në kualifikueset e Ligës së Evropës – këta ja...