Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi priti në takim mëngjesin e sotëm përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, të shoqëruar nga ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič.
Fillimisht, i dërguari i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Frangeš e uroi Kosovën për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu se subjekti ynë është fituesi i zgjedhjeve dhe presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe numërimit të të gjitha votave të qytetarëve.
Në vijim, u diskutua edhe për situatën në rajon dhe procesin e dialogut, për çka zëvendëskryeministri Bislimi shprehu nevojën për një qasje të balancuar ndaj palëve në mënyrë që të ecet përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve.
Bislimi e falënderoi emisarin Frangeš për takimin dhe bisedën duke i uruar vizitë e qëndrim të frytshëm e produktiv në vendin tonë./Arbresh.info/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...