Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi po raporton në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet dhe të reformohet. Në Komisionin për Integrim Evropian, ai ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur kërkesat bazë, dhe pret që BE-ja t’i heqë masat e vëna kundër saj.
“BE-ja duhet të zgjerohet dhe të reformohet. Ne e mbështesim plotësisht qasjen që kushtëzon fondet e BE me vlerat. Kosova përfiton 950 milionë euro brenda katër vitesh. Kjo njëherësh përbën shumën më të madhe që ndonjëherë Kosova ka përfituar. Është shumë e rëndësishme që BE-ja të heqë masat represive ndaj Kosovës meqë Kosova ka përmbushur kërkesat bazë”, ka deklaruar Bislimi.
Bislimi ka thënë se synimi për sivjet është pranimi i pyetësorit nga BE-ja në “mënyrë që të dëshmojmë që Kosova e meriton statusin e vendit kandidat”. Sipas tij, institucionet e Kosovës janë të gatshme të përgjigjen./rtk
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...
Pas Haxhiut, Presidenti i KE-së pritet në takim nga Kurti
NATO do të nisë stërvitje me forca të reduktuara në Detin Ba...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit