Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova ka dëshmi të komunikimit të terroristëve që e kryen sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit të premten e javës së kaluar.
Bislimi në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se dëshmi të tjera janë vështirë të gjenden, pasi sulmi terrorist ka ndodhur në kanalin që sjellë ujë.
“Sulmi terrorist ka ndodhur në kanalin që sjellë ujë dhe rrjedhimisht edhe në vendin e krimit është e vështirë të gjenden dëshmi të caktuara. Dëshmitë që ne kemi kanë të bëjnë me komunikime që kanë ndodhur para sulmit dhe ndoshta pas saj, që kërkojnë natyrë tjetër të forenzikës”, tha Bislimi.
Tutje, Bislimi tha se duhet të kujdesen që sulmi terrorist që ka ndodhur në Ibër-Lepenc të mos bëhet një test i aftësisë së Kosovës për ta dëshmuar kryesin e krimit dhe aftësisë së Serbisë për ta kryer një krim perfekt, teksa tha se të gjitha informacionet që posedojnë, çojnë në atë se prapa sulmit qëndron Serbia.
“Të gjitha informacionet që i kemi, çojnë vetëm në një adresë dhe mendoj se do të ishte e palogjikshme që të merremi me atë se a ka dëshmi të mjaftueshme apo jo. Me rëndësi tash është që të analizohet se cili ka qenë qëllimi primar i këtij sulmi”, tha Bislimi.
Pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona, ku dy prej tyre janë dërguar në paraburgim.
Përveç arrestimeve, Policia ka zhvilluar disa aksione në veri të vendit, ku ka konfiskuar sasi të madhe të armatimit, përfshirë zolla, municion, armë të gjata e uniforma ushtarake të Serbisë, Rusisë, ShBA-së e Britanisë së Madhe.
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë
Aksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit
Një muaj paraburgim për katër të dyshuar për shit-blerje të ...
Statovci i reagon Hotit për sulmet ndaj Osmanit: LDK po sulm...
Haradinaj për aleatët e Kosovës: Vendimet kyqe janë marrë në...
Policia sekuestroi 27 patentë shoferë gjatë një jave në rajo...