Ish-ministri i Financave nga radhët e LVV-së, Besnik Bislimi thotë se Avdullah Hoti është në pozitë komode për shkak të pozitës së PDK-së.
“Hoti e ka kuptuar se nuk ka fuqi që mund ta detyrojë PDK-në ta votoj mocionin e mosbesimit ndaj tij. Te fuqia negociuese është njëfarë raporti ku thuhet se cila është kostoja nëse t’i refuzon propozimin tim. Kosto e PDK-së është shumë e madhe nëse refuzon politikat e Hotit pasi nëse shkojmë në zgjedhje përgjysmohen deputetët”, tha Bislimi, përcjell Telegrafi.
Bisimi shkon aq larg saqë thotë se edhe nëse Hoti nuk do të shkonte fare në zyre, PDK nuk do të bënte ndonjë hap kundër tij.
“Edhe nëse nuk shkon fare në zyre Hoti PDK-ja nuk e rrëzon pasi e kanë frikën e tmerrshme nëse shkojnë në zgjedhje”, tha më tej ai.
Bislimi thotë se Hoti nuk ka frikë pasi sipas tij “e ka të qartë se karriera e tij politike tashmë është shuar”./Arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira