Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
“Republika e Kosovës e çmon dhe vlerëson lart partneritetin, bashkëpunimin dhe miqësinë e ngushtë me Gjermaninë.”, thuhet në njoftimin e krymeinistrisë.
Sipas njoftimit, palët diskutuan mbi situatën në vend dhe rajon dhe zhvillimet e fundit politike.

Një prej temave të adresuara ishte edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se ato vijojnë të jenë të padrejta dhe se duhet të hiqen sa më parë.
Bislimi e falënderoi emisarin Sarrazin për përkushtimin, angazhimin e tij të vazhdueshëm e intensiv dhe për këtë vizitë të radhës në vendin tonë./Arbresh.info/

Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta për pagën e papa...
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...