Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas përgjimeve të radhës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lilla me Sllavko Simiqin.
Sipas Haxhiut, përgjimet e publikuara dëshmojnë komplot kundër Republikës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Përgjimet e publikuara dëshmojnë komplot kundër Republikës së Kosovë.
Bandat e LVV-së nuk kanë lënë rast pa i denigru, linqu luftëtarët e UÇK-së, duke i krahasuar edhe me mercenarë, duke i quajtur kriminel.
Nuk duron kjo tokë e larë me gjakun e dëshmorëve e të plagëve të çlirimtarëve përdhosjen, ua qet në shesh ftyrën e vërtetë.
Paskan mendu që krimet, hajninë m’i fsheh nën kapele, me vazhdu traditën e shefit kur fshihej nën qebe.
Po ja që po u del marrja mbi kapuq.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...