Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në prag të Vitit të ri të myslimanëve Hixhretit, ka vizituar sot Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku u prit nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë.
Ambasadori amerikan pasi vizitoi hapësirat e xhamisë, i uroi Myftiut Naim ef. Tërnava, e përmes tij edhe besimtarëve vitin e ri mysliman ai tha se ndihet i nderuar të shënoj Vitin e Ri Islam me Myftiun Tërnava në Xhaminë e Madhe
“Falënderoj Myftiun Tërnava për mirëpritjen dhe njëherësh ia uroi vitin e ri Hixhri 1444. Respekti për trashëgiminë e larmishme fetare dhe kulturore është një ideal i dashur në çdo demokraci moderne, shumetnike. Sot, isha i nderuar të shënoj Vitin e Ri Islam me Myftiun Tërnava në Xhaminë e Madhe dhe të diskutoj mënyrat për të siguruar që çdo kosovar të mund të adhurojë të lirë nga diskriminimi”, tha ambasadori.
Ndërsa, Myftiu Tërnava e falënderoi ambasadorin amerikan për vizitën dhe urimin e vitit të ri hixhrij.
Në bisedë me ambasadorin amerikan, Myftiu Tërnava edhe njëherë potencoi rolin dhe kontributin e SHBA për lirinë e Kosovës./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...