Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka dënuar sulmin e djeshëm terrorist në Ankara.
Me anë të një postimi në Facebook nga BIK-u, thuhet se mbështesin dhe solidarizohen me popullin turk.
“Bashkësia Islame e Kosovës dënon ashpër sulmin e djeshëm terrorist në selinë e kompanisë së industrisë turke të hapësirës ajrore në kryeqytetin turk, në Ankara, ku si pasojë vdiqën pesë persona dhe mbetën mbi dhjetëra të plagosur. Ne si institucion dhe populli ynë mbështesim dhe solidarizohemi me popullin vëlla turk dhe me Qeverinë e Turqisë. Lusim Zotin që viktimat e këtij akti terrorist t’i mëshirojë dhe të plagosurit të gjejnë shërim sa më të shpejt, ndërsa aktet e tilla të dhunë e të terrorit të mos përsëriten askund në botë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Nis shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit në nj...
Lista për Familjen nesër hap fushatën zgjedhore në Gjilan, P...
Stuhia Eowyn/ Irlanda mbyll shkollat dhe universitetet të pr...
Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enz...
Pezullimi i ndihmave amerikane do të jehojë në gjithë botën,...
Policia bastisë një shtëpi në Obiliq, sekuestron dy armë zja...