Në organizim të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kryesisë së Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet), në xhaminë Sinan Pasha në Prizren, është kryer “lutja e fitores” në mbështetje të ushtarëve që marrin pjesë në operacionin “Dega e Ullirit”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Lutja e fitores” është kryer pas namazit të jacisë me leximin e sures El-Feth’.
Qytetarë të Prizrenit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe ushtarët turq në Kosovë, pas leximit të Kur’anit janë lutur për ushtarët që të arrijnë fitore në operacionin e nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK).
Programi është udhëhequr nga Mustafa Tombaş, i cili është përfaqësues i Diyanetit dhe imam në xhaminë Sinan Pasha të Prizrenit.
Në këtë program ku kanë marrë pjesë edhe gratë, ka qenë prezente edhe ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç dhe konsullja e përgjithshme e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya.
Operacioni “Dega e Ullirit”, i cili është në ditën e pestë dhe realizohet në Afrin të Sirisë, është nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë./AA/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...