Edhe pse në fillim të javës parashihet rënie e lehtë e temperaturave, megjithatë ato mbeten mbi vlera mesatare
Minimalet do të luhaten nga 9 deri në 13 gradë celsius, e ato maksimale do të luhaten nga 19 deri në 22 gradë celsius.
Vendi ynë gjatë kësaj jave vazhdon të mbetet nën ndikimin e fushave jo stabile të presionit të ulët.
Në përgjithësi parashihet të mbajë mot jo stabil gjatë gjithë javës me reshje lokale shiu dhe zhvillime të shtrëngatave.
8.05 – Mot pjesërisht i vranët.
Vetëm rreth viseve malore, pasdite mundësi për riga lokale shiu me bubullimë.
9.05-10.05 – Mot me vranësira dhe intervale me diell.
Të mërkurën pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi.
Ditën e enjte, paradite reshje të dobëta shiu, e gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
11.05 – Mot kryesisht me vranësira, pasdite me reshje lokale shiu, vende-vende mundësi për bubullima.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja dhe jugperëndimi 2-8m/s.
Shtypja atmosferike, do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale, e nga mesi i javës do të pësojë rënie.
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh