Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se katër spitale të përgjithshme, nuk kanë pacientë që po trajtohen nga COVID-19.
“Spitali i Prizrenit, Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Ferizajt, raportuan se nuk kanë pacientë me Covid-19, ndërkaq në tre spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 77 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se në QKUK janë të shtrirë 62 pacientë, 18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 32 me oksigjeno-terapi.
“Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 17 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë+ 10 pacientë post-Covid në Klinikën Infektive. Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 15 pacientë, 7 të konfirmuar pozitivë dhe 5 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftimimin e SHSKUK-së./arbresh.info/
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait
Fillon presioni për Tuchelin: Mediumi i madh anglez e konsid...
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të M...