Për shkak të uljes së rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë, ka rënë edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar.
Kështu thotë për arbresh.info infektologu në Klinikën Infektive, Ilir Tolaj.
Ai thotë se, bindja e qytetarëve ka ndryshuar rreth vaksinimit.
“Pasi që numri i rasteve të reja me covid-19 është jashtëzakonisht i vogël edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim ka rënë, po ashtu në anën tjetër situata çdo kund në botë është më e qetë, masat po liberalizohen dita ditës, edhe bindja e qytetarëve ka ndryshuar në lidhje me vaksinimin”, deklaron ai.
Sipas tij, pjesa më e madhe e pandemisë ka përfunduar, dhe këtë mund ta quajmë edhe si përfundimi i Covid-19.
“Pjesa më e madhe e Covid-19 ka përfunduar nuk e besoj që do të ballafaqohemi më me ndonjë valë të re të këtij virusi, prandaj mund ta quajmë edhe fundin e pandemisë”, thotë Ilir Tolaj.
Vetëm gjatë 24 orëve janë vaksinuar 46 persona, për dallim nga muajt e tjerë që numri i të vaksinuarve arrinte mbi 5 mijë brenda kësaj periudhe.
Rikujtojmë se, vaksinat e para në vendin tonë kanë arritur në mars të vitit 2021, dhe deri më tani 1.819.625 persona janë vaksinuar kundër Covid-19.
Ndërsa, aktualisht në vendin tonë janë 632 raste aktive me COVID-19. /Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...