Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se do të organizojë ceremoninë e betimit të kadetëve të gjeneratës 2021 të Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ceremonia e betimit e kadetëve të viti të I-rë, do të zhvillohet sot në ambientet e Komandës së Forcave Tokësore, në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.
Ceremoninë e betimit të kadetëve të QSU-së të FSK-së nga afër do ta përcjell, ministri për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) Rrustem Berisha, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) gjenerallejtënant Rrahman Rama, stafi i lartë i MFSK/FSK, ambasadorët, atashetë e akredituar në Kosovë, familjarët e kadetëve si dhe oficerë, nënoficerë dhe ushtar të FSK-së.
Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump: Këta janë ...
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...
Të shtëna armësh në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së...
Turizmi në rritje, mbi 1.2 milionë hyrje në Shqipëri gjatë m...