Sot është mbajtur ceremonia e betimit të 10 ekspertëve gjyqësorë, të cilët do të kontribuojnë në forcimin e sistemit të drejtësisë dhe në rritjen e cilësisë së ekspertizave profesionale në proceset gjyqësore.
Me këtë rast, Ushtruesi i Detyrës së Ministrit, Blerim Sallahu, tha se ekspertët gjyqësorë kanë një rol shumë të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë. Ai tha se përzgjedhja e ekspertëve është bërë në përputhje me kriteret ligjore dhe standardet profesionale, duke garantuar integritet dhe kompetencë në ushtrimin e kësaj detyre të rëndësishme.
Ministri Sallahu inkurajoi ekspertët e rinj që të ushtrojnë detyrën e tyre me përgjegjësi të lartë, etikë profesionale dhe paanshmëri, në shërbim të drejtësisë dhe të qytetarëve.
“Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të mbështesë fuqizimin e ekspertëve gjyqësorë duke konfirmuar angazhimin institucional për drejtësi efikase, transparente dhe në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant