Kandidati i LDK-së për Fushë Kosovën, Besnik Osmani është duke shpalosur planin për qeverisjen e qytetit, në rast se del fitues në zgjedhjet e 12 tetorit.
Osmani foli për planet që ka për investime në rrugë, shkolla, parkingje etj.
“31 milionët e para për qytetin janë të orientuara në mobilitet që nënkupton se kemi nevojë të lidhemi me kryeqytetin…Të krijojmë një rrethrrotullim, pastaj duhet bërë tri parkingje nëntokësore dhe duke bërë një kompani publike parkingu”, tha Osmani në Pressing.
“Kemi nevojë për tri shkolla të reja se kemi numër të madh të nxënësve”, shtoi Osmani.
“Pastaj janë tri çerdhe të reja”…u shpreh Osmani.
Ai foli edhe për investime në qendrat mjekësore, në muze etj.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...