Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka falënderuar qytetarët me prejardhje nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci për mbështetjen e treguar gjatë një takimi elektoral.
“Zëri juaj tashmë ka një peshë të madhe në komunën tonë dhe ky takim është zotim për bashkëpunim edhe më të fuqishëm në të ardhmen,” ka shkruar Osmani.
Ai theksoi se lista e LDK-së për Kuvendin Komunal është pasuruar me katër kandidatë që kanë origjinë nga këto trevat shqiptare, duke e konsideruar këtë si një vlerë shtesë për partinë e tij.
Osmani u shpreh i bindur se mbështetja e qytetarëve për LDK-në dhe për kandidatin e tyre të preferuar për asamble do të jetë garanci e suksesit të përbashkët.
“Me përulësi ju falënderoj dhe ju priftë e mbara! Fushë Kosova PËRTEJ!”, përfundoi ai.
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit
Mbi 1,000 ankesa të pranuara nga AIP gjatë vitit 2025
Çështja e presidentit, PDK: S’pranojmë takime me Kurtin pa f...
Ndryshohet aktakuza ndaj Manxhukës, Azemit dhe të tjerëve
Rama në grupin e PS: Shqipëria 2030 në BE, sfida e sfidave
Trajnim i përbashkët i KFOR-it për asgjësimin e mjeteve shpë...