Kandidati i LDK-së për Kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani tha se Qendra industriale në Miradi të Epërme po zhvillohet me sukses, ku aktualisht operojnë mbi 50 kompani me rreth 1000 të punësuar dhe investime që tejkalojnë 40 milionë euro.
Ai theksoi se projekti pritet të përfundojë së shpejti dhe se zhvillimi është rezultat i bashkëpunimit mes komunës dhe investitorëve.
Osmani shtoi se me të njëjtën frymë bashkëpunimi do të vazhdojnë edhe pas 12 tetorit.
Postimi i plotë:
Qendra industriale në Miradi të Epërme po zhvillohet për mrekulli!
Sot aty veprojnë shumë biznese – mbi 50 kompani me rreth 1000 të punësuar dhe me investime që tejkalojnë 40 milionë euro. Ky projekt pritet të përfundojë së shpejti.
Ky zhvillim është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer mes komunës dhe investitorëve, të cilët po e kthejnë Miradin e Epërme në një qendër të fuqishme ekonomike.
Me këtë frymë bashkëpunimi do të vazhdojmë edhe pas 12 tetorit – për një Fushë Kosovë më të zhvilluar, më punëtore dhe më të qëndrueshme!
Fushë Kosova PËRTEJ!
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë