Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, po intervistohet nga Prokuroria Speciale në lidhje me hetimet për masakrën e Reçakut.
Dëshmia e tij ka nisur pas orës 13:00.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar për Arbresh.info se Kelmendi është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, duke vlerësuar gatishmërinë e tij për të kontribuar në procesin hetimor.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale mund t’ju konfirmojë se Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z.Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, në kuadër të procesit hetimor lidhur me rastin për të cilin keni parashtruar pyetje. Prokuroria Speciale shpreh vlerësimin për gatishmërinë dhe kontributin që z.Kelmendi ka dhënë lidhur me zbardhjen e një cështjeje penale, që Prokuroria Speciale e ka në trajtim”, tha ajo./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës